Shpetohen personat e bllokuar ne kanionet e Erzenit

Shpetohen personat e bllokuar ne kanionet e Erzenit

91
0
Shares

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari, Gazmend Bugalli i cili kishte lënduar rëndë këmbën është nxjerrë me helikopter nga kanioni.  Mësohet se 42-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë.

42 vjeçari kishte shkuar së bashku me 4 miqtë e tij për ngjitje në kanionet e Erzenit, ku edhe u aksidentua duke ndrydhur kaviljen e këmbës. 4 miqtë e tij arritën të largoheshin në këmbë ndërsa për të ishte e pamundur ndërhyrja nga toka, për shkak të terrenit të vështirë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në Tiranë, në bashkëpunim me Shërbimet e Emergjencave Civile, Zjarrfikësit dhe Forcat Ajrore të Ushtrisë, i erdhën në ndihmë një 42-vjeçari, i cili gjatë eksplorimit të kanioneve të Erzenit, dëmtoi këmbën dhe e kishte të pa mundur kthimin për shkak të terrenit mjaft të vështirë.Shërbimet e Policisë i shkuan në ndihmë të dëmtuarit, së bashku me ambulancën dhe zjarrfikësit. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë dhe pamundësisë për ta transportuar shtetasin G. G., u kërkua ndihma e helikopterit të forcave të Ushtrisë.Pas shumë përpjekjesh, duke rrezikuar, i dëmtuari u transportua me helikopter në spital.

Publiée par Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sur Dimanche 21 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY