“Çështja është tek kyçi i dorës”, “Kaubojsi” iu tregon sesi të pini...

“Çështja është tek kyçi i dorës”, “Kaubojsi” iu tregon sesi të pini kafen në mënyrën e duhur

242
0
Shares

Ish-deputeti i PS-së Eduart Ndocaj, duket se shumë shpejt do të sfidojë vajzat e blogjeve, të cilat na mësojnë si të sillemi në mënyrë korrekte.

Së fundi në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, ai jep leksione sesi të konsumosh më mirë një kafe, ndërsa thelbi sipas tij qëndron te pozicioni i kyçit të dorës.

‘Duhet të gjeni një karrige që të jeni të relaksuar dhe komodë, barku sa më drejt. Trupi të jetë në rregull që të mos duket barku. Rregulli nr 2 është që të gjesh një vend ku të mbështesësh dorën. Duhet të jesh sa më i relaksuar.

Mbështetja e dorës ka të bëjë shumë me kafen e mëngjesit. Rregulli nr 3, kyçi i dorës duhet të jetë sa më i relaksuar që të mos lodhesh ti dhe të vejë vetë kafja tek goja. T’i ndigjosh guston kësaj kafeje duhet të jesh i relaksuar në çdo lloj pozicioni’, shprehet Ndocaj, që duket se e ka marrë seriozisht këtë pasion të ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY