Kapet drogë në kufirin e Maqedonisë, pranga shoferit dhe gruas nga Shqipëria

Kapet drogë në kufirin e Maqedonisë, pranga shoferit dhe gruas nga Shqipëria

134
0
Shares

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe konfiskoi rreth 45 kilogramë drogë. Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash.

Siç informuan sot në pres konferencë nga Drejtoria e Doganave, dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi, raporton INA.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY