Vasili kapet keq me ministrin: Karikatura Lleshaj, lexon idiotësirat që i shkruan...

Vasili kapet keq me ministrin: Karikatura Lleshaj, lexon idiotësirat që i shkruan Edi Rama

154
0
Shares

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit bën me faj kryeministrin Rama për situatën në Shqipëri, ndërsa nuk lë prapa as ministrin Lleshaj.

Në një status në “Facebook” Vasili shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është vetëm një karikaturë dhe se Rama është mynxyra e Shqipërisë. Sipas tij, ministri nuk di se çfarë flet dhe meriton veç përçmim dhe neveri dhe lexon ato që i shkruan Rama.

REAGIMI I VASILIT

Përbuzeni Karikaturën Lleshaj, Edi Rama është mënxyra e Shqipërisë!!

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit të vendit, kriminalizimit të qeverisjes, tensionit ekstrem social, kapjes se shtetit dhe varfërisë ekstreme.

Edi Rama është mënxyra dhe përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve, rrezikut të rikthimit të vizave, kthimin e Shqipërisë në Kolumbinë e Europës.

Sa për këtë karikaturën, që drejton Ministrinë e Brendshme, ky është thjesht një individ i vetë-ofruar për të bërë rolin e llafazanit për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësi kryesor dhe i vetëm që është Edi Rama.

Ky ministër i Brendshëm karikaturë që s’di ç’flet, që grabitësit e Aeroportit nuk i kap dot, që 10 milionë eurot nuk i gjen dot se, sipas tij, edhe mund të jenë djegur, pra grabitësit i vodhën paratë që të ngroheshin në vend të druve, që në mëngjes thotë u cenua siguria kombëtare dhe në dreke thotë jo, që s’gjen dot si u vra një nga grabitësit, që thotë se banda mori grabitje shkatërrimtare dhe as bandën e as paratë nuk i kap dot, kjo karikaturë meriton veç përçmim dhe neveri. Ndaj mos u merrni me këtë karikaturë ministër.

Mënxyra e shqiptarëve ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.

Ministrin Karikaturë lëreni ta mbyllë me turp dhe llum jetën e vet si gjenerali papagall, që erdhi dhe iku vetëm duke lexuar idiotësirat, që i shkruan Edi Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY