VIDEO/Rikthehen aksionet në Shkodër, policia kap dy të rinjtë: Njëri qëlloi me...

VIDEO/Rikthehen aksionet në Shkodër, policia kap dy të rinjtë: Njëri qëlloi me armë

135
0
Shares

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona. Mësohet se në pranga ka rënë një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë, dhe një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ditmir Hysenaj, 30-vjeç, banues në fshatin Guerrile u arrestua në flagrancë nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë.

Ndërsa Aleksandër Malaj 26-vjeç, banues në fshatin Bogë, u arrestua në Malësi të Madhe pasi nga informacionet e ardhura nga denoncimet e qytetarëve, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia njofton se materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

Shkodër Kontrolle nga policia per rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që në Malësinë e Madhe arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen "Salo Halili", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë. Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 20 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY