Krijoi partinë e re, plasin debatet mes deputetëve të rinj dhe Rudinës

Krijoi partinë e re, plasin debatet mes deputetëve të rinj dhe Rudinës

147
0
Shares

Rudina Hajdari ka krijuar partinë e re ‘Bindja Demokratike’, pjesë e së cilës do të jetë edhe ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, si dhe të larguar të tjerë nga deputetët demokratë.

Sipas mediave, Rudina kishte mbledhur grupin e saj parlamentar, e ndërsa gjatë takimit ka patur grindje dhe debate.

Hajdari është përballur me komentet e deputetëve të tjerë të cilët kanë kërkuar që forca e re të mos futje në garën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me arsyetimin, ‘se nuk janë gati për fushatë’.

Por pavarësisht kësaj Hajdari ka këmbëngulur se në zgjedhje duhet të garojnë, pasi sipas saj demokratët ndihen të papërfaqësuar dhe kjo kërkohet edhe nga ndërkombëtarët.

Më herët një tjetër media njoftoi, se ‘themelimi’ i kësaj force të re politike është diskutuar nga protagonistët Hajdari, Murizi dhe Patozi. Kujtojme se Rudina Hajdari u zyrtarizua të enjten si kryetare e grupit të ri parlamentar të PD-së ndërsa u shpreh e gatshme për të hyrë në zgjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY