Protestë kundër rikthimit të vizave, policia rrethon ambasadën e Holandës në Tiranë

Protestë kundër rikthimit të vizave, policia rrethon ambasadën e Holandës në Tiranë

115
0
Shares

Një protestë e Shoqërisë Civile pritet të mbahet para Ambasadës Holandeze.

Shoqëria Civile kritikon nismën e ndërmarrë nga parlamenti holandez, për të kthyer vizat në Shqipëri.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka marrë masat dhe disa efektivë janë vendosur para ambasadës me qëllim garantimin e qetë të tubimit.

Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, në protestë do të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike, të cilat në thelb do kundërshtojnë një vendim për kthim vizash për shqiptarët. Ata shprehën se krimin në Holandë nuk e mbollën shqiptarët.

TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”-thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY