Alfred Moisiu: Në Shqipëri dënohen mjekët, ka politikanë që duhet të jenë...

Alfred Moisiu: Në Shqipëri dënohen mjekët, ka politikanë që duhet të jenë prapa hekurave

121
0
Shares

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu thotë se Shqipëria ka politikanë që meritojnë të jenë prapa hekurave. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të mbajnë përgjegjësi. Në Shqipëria tha ai nuk dënohen hajdutët dhe kriminelët, por policët dhe mjekët.

Pjesë nga biseda

Alfred Moisiu: Gjatë këtyre viteve janë bërë shumë zullume, abuzime dhe mashtrime. Dhe ne po të njëjtët politikanë i kemi akoma në krye të punëve. Do vijë një kohë që do kërkohet përgjegjësi dhe llogari. Reforma në drejtësi këtë qëllim ka. Nuk ka thjesht qëllim që gjyqtarët e korruptuar ti mënjanojmë, por duke stabilizuar drejtësinë ajo do stabilizojë dhe politikën. Deri tani nuk kemi asnjë politikan prapa hekurave që e meritojnë.

Beti Njuma: Ka Shqipëria politikanë që e meritojnë?

Alfred Moisiu: Çdo njëri që të pyesësh do thotë ka. Dhe unë nuk mund të them ndryshe, që s’ka se për këtë po flas.  Nuk mund të hysh në dialog me kushte, në dialog duhet të hysh të bisedosh, duke pasur parësore fatet e kombit, vullnetin e popullit dhe të ardhmen e vendit. E na vjen çudi pastaj që të tjerët  thonë shqiptarët janë kriminelë, hajdutë etj. Kriminelë dhe hajdutë ka kudo, por në vendet e tjera këta dënohen, këtu te ne nuk dënohen. Këtu dënohet një polic, dënohet një infermier, një mjek, por luanët janë në strofkën e tyre dhe japin komanda. Ka ardhur koha që të japin llogari, nuk kanë ku shkojnë, lodhen kot. Kjo duhet të jetë mësim edhe për të rinjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY