Mustafaj: “Rama mund të bëjë gjithçka që siglen e PD ta marrë...

Mustafaj: “Rama mund të bëjë gjithçka që siglen e PD ta marrë Hajdari”

153
0
Shares

Edi Rama do bënte gjithçka që siglën e “PD” t’ia kalonte Rudina Hajdarit. Kështu u shpreh sot Besnik Mustafaj duke analizuar situatën më të fundit politike në vend.

“Nëse znj. Hajdari dhe z. Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte…”, u shpreh Mustafaj në studion e News 24.

“Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një “r” të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat”, tha më tej.

Sipas Besnik Mustafajt, e vetmja gjë e paqartë dhe e pakuptueshme është se si PD do pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të 30 qershorit. “E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur. Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve kjo nuk është e mundur sepse ligji i ka dalë para për zëvednësimin e komisionerëve. Për forma të tjera nuk jam dakord”, theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY