Komisioni i Ligjeve perfshihet ne presionin e enveristeve ndaj Agron Tufes dhe...

Komisioni i Ligjeve perfshihet ne presionin e enveristeve ndaj Agron Tufes dhe Institutit

89
0
Shares

Kreu i Institutit të Studimeve kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i kontaktuar në telefon nga gazeta “Panorama”, tha dje se shtyrja e paraqitjes së raportit të këtij institucioni në seancën plenare dhe miratimi i rezolutës në seancë mund të jetë bërë nën presionin e enveristëve.

Sipas tij, lajmërimi zyrtar që ka marrë nga Kuvendi për mosparaqitjen e raportit në seancën e djeshme është bërë nga këshilltarja e Komisionit të Ligjeve.

Na lajmëruan sot(dje) se nuk do ta mbahet raporti i Institutit në seancën plenare për shkak se Komisioni Parlamentar i Ligjeve nuk kishte dorëzuar ende rezolutën në Kuvend. I thashë se nuk e kuptoj se sa qindra kilometra larg është Komisioni i Ligjeve nga Parlamenti, që nuk paska mbërritur akoma. Na thanë se do të shtyhet për javën tjetër”, u shpreh kreu i Institutit. Por duke parë debatin e ditëve të fundit rreth veprimtarisë së këtij instituti, Tufa tha se Komisioni i Ligjeve, i cili e ka votuar rezolutën, mund të ketë pasur presione.

“Pashë në gazetën ‘Dita’ një narrativë tjetër se kjo ishte për shkak të presionit sepse enveristët nuk ishin të kënaqur me këtë rezolutë.

“Raporti është shumë korrekt dhe nuk ka çfarë t’i rregullohet, por nëse këta hanë presionin e enveristëve, është punë e tyre. Ne nuk i lëvizim raportit të Institutit asnjë presje. Komisioni i Ligjeve e ka votuar rezolutën dhe nuk e kuptoj pse nuk e kanë çuar akoma. Ne, vitin e kaluar, kemi paraqitur dhe një botim për krimet e komunizmit dhe zoti Braho e ka votuar bashkë me deputetët e tjerë të Komisionit të Ligjeve”, u shpreh për gazetën “Panorama” zoti Tufa./ PANORAMA

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY