U dogj në të njëjtën ditë me Katedralen Notre-Dame, dëmtohet xhamia më...

U dogj në të njëjtën ditë me Katedralen Notre-Dame, dëmtohet xhamia më e vjetër në botë

146
0
Shares

Ndërkohë që zjarrfikësit francezë po shuanin zjarrin  në katedralen e Notre Dame, një tjetër vend historik  ishte gjithashtu në flakë.

Në fakt kjo gjë nuk ka marrëë shumë vemendje, por është gjithashtu një humbje e madhe për kulturën botërore. Xhamia Al-Aqsa e Jeruzalemit, e cila është ndër vendet më të shenjta në Islam dhe është ndërtuar pothuajse 1.300 vjet më parë, u godit nga flakët në të njëjtën kohë kur ra dhe zjarri në Notre Dame.

Zjarri thuhet se ka filluar në sallën e lutjes Al-Marwani – e njohur gjithashtu si salla e Salomonit – pjesë e kompleksit të njëjtë si xhamia Al-Aqsa dhe Kupola e Shkëmbit.

Për fat të mirë, zjarrfikësit e departamentit islamik Waqf të qytetit ishin në gjendje të kontrollonin zjarrin para se të lëndoheshin besimtarët. Ndërsa çështja mbetet e panjohur, burimet pohojnë se zjarri mund të ishte ndezur aksidentalisht nga fëmijët që ishin pranë sallës së lutjes në atë kohë.

Pavarësisht nga afiniteti politik i vendit, kompleksi është një nga strukturat kryesore të arkitekturës islame, pasi është një nga monumentet e para islame me rëndësi dekorative, strukturore dhe fetare.

Ajo që mbeti nga xhamia origjinale e shekullit të 7-të, janë copa të thyera arkade të shpërndara nëpër kompleks. Sa i përket xhamisë së tanishme, ajo aktualisht mund të mbajë më shumë se 5.000 individë dhe shtrihet në jug të Haram Al-Sharif ose Mount Temple./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY