Ish-deputeti i kujton idealizmin e vërtetë: Rudinë, opozitë nuk është të shprehësh...

Ish-deputeti i kujton idealizmin e vërtetë: Rudinë, opozitë nuk është të shprehësh dëshirat e Ramës…

72
0
Shares

Rudina Hajdari një prej deputeteve e cila nuk e dogji mandatin si opozita e bashkuar, ditën e djeshme, u zgjodh në krye të grupit parlamentar të PD.

Me fjalime të “zjarrta” nga Kuvendi, deputetja deklaroi me bindje se është gati të hyjë në zgjedhjet lokale. Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas ketyre deklaratave të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ish deputeti i drejtohet duke i qartësuar se idealizmin e vërtetë e gjen vetëm tek Partia Demokratike.

Opozitë nuk është të shprehësh dëshirat e Ramës në formë opozitare. As të japë kohë Ruçi, kur i pëlqejnë thirrjet profane ne podin e parlamentit. Ky është oportunizëm jo opozitarizëm. Opozitë je kur je me njerëzit në betejën e tyre, në interesin e tyre, në shërbim të vlerave e vendit,-shkruan ndër të tjera Boçi.

Reagimi i plotë:

Rudinë, idealizmin e vërtetë e lejon dhe PD-ja….

…Madje mos harro! Ajo është partia e idealeve të dhjetorit, siç përdoret shpesh në slogane.
E atyre idealeve dhe vlerave që i promovuan dhe i përkrahën themeluesit e saj.
Në histori dhe sot, gjithmonë ajo ka ecur e ecën me ritmin e tyre. Ndalesat, hijëzimet apo ngadalësimet kanë qenë të rastësishme, të diktuara nga lufta e paprinciptë e kundërshtarit, ose nga kthesat e papritura të individëve që herët a vonë, janë kthyer përsëri brenda saj.
Pjesë e kësaj historie është dhe mbiemri që mban.
Është e tepërt të shkruaj unë se ç’përfaqëson Azem Hajdari në këtë histori e ndoshta nuk më takon.
Por nuk mund të rri pa kujtuar se ç’poshtërsish shpiknin e shkruanin në fillimdemokracinë tonë për Azemin, disa nga ato që sot të duartrokasin nxehtë në sallë e të miklojnë ëmbël, në gazetat e shëmtuara të tyre.
Sikurse nuk më harrohen kundërshtitë, hakërrimet, përbetimet për ta mos lejuar ngritjen e bustit të tij, të atyre që sot të lëvdojnë pa hesap e të yshtin me nënqeshje për hir të interesit të vet.
Nuk është intimidim politik kjo që po them. As dëshirë për këshilla. Akoma nuk jam në ketë stad. Është vetë e vërteta.
Historia që ti mbart dhe formimi që ti ke, nuk duhen të ndahen nga njëra-tjetra, sepse veç e veç ato nuk kanë forcë. Shtrati i bashkimit të tyre është shtrati idealist i PD-së.
Të jesh e bindur!
Sepse të mbetesh pjesë e saj, do të thotë të mbartësh ato ideale, të cilat nuk janë kapitale që mund të transferohen personalisht jashtë saj.
Rudinë opozitarizmi ndaj së keqes, ndaj padrejtësisë dhe antivlerave ka qenë dhe mbetet ADN-ja e saj.
Edhe djegia e mandateve është akt idealizmi i saj, jo heroizmi.
Dhe zgjedhjet e lira e refuzimi i zgjedhjeve fasadë, janë idealizëm i pastër dhe jo arrivizëm politik.
Opozita e opozitarizmi nuk janë as të rinj dhe as të vjetër Rudinë. Opozitarizmi është diçka e përjetshme. Opozitën askush nuk mund ta krijojë kur do, as
mund ta sajojë kur ia kërkojnë dhe as mund ta zëvendësojë kur t’i shkrepet. Por vetëm mund ta zgjedhë ta bëjë me sakrificë e vullnet, ose jo duke i bërë bisht me lojra fjalësh e përfaqēsimi.
Opozitë nuk është të shprehësh dëshirat e Ramës në formë opozitare.
As të japë kohë Ruçi, kur i pëlqejnë thirrjet profane ne podin e parlamentit.
Ky është oportunizëm jo opozitarizëm.
Opozitë je kur je me njerëzit në betejën e tyre, në interesin e tyre, në shërbim të vlerave e vendit.
Opozitë je kur merr vendime të qeta por të forta, kur parashtron vizione e alternativa politike në unison me formacionin politik që mbolli shpresën e lirinë në këtë vend.
Demokratëve u dhemb mendja e zemra, tek të dëgjojnë të flasësh me gjuhën e Ramës e të shohin të biesh në lojën e Ruçit.
Sot ata heshtin megjithëse nuk pranojnë përfaqësimin e prentenduar. Heshtin, sepse shohin tek ty ende vajzën plangprishëse që një ditë do të trokasë përsēri në portën nga ku doli pa dëshirë.
Mos e humb këtë shans Rudinë.
Idealizmin e vërtetë e gjen vetëm tek Partia Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY