FOTO/”Prish lulishten për lulishte”, Zhupa nxjerr rastet: Si i shpërdoron paratë publike...

FOTO/”Prish lulishten për lulishte”, Zhupa nxjerr rastet: Si i shpërdoron paratë publike Erion Veliaj

90
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, duke iu referuar rasteve konkrete, shprehet se Bashkia Tiranë ka shpërdoruar paratë publike si dhe ka bërë ndërtime pa plan.

Sipas materialeve që Ina Zhupa disponon, na jepet një pasqyrë e tillë për Bashkinë: Prish Lulishten (para publike) Nis punimet për parkingun (para publike) Prish punimet e parkingut (para publike) Nis ndertimin prapë të Lulishtes (para publike).

REAGIMI I PLOTE

Planet pa plan të Bashkisë së Veliajt dhe shpërdorimi i parave publike tek lulishtja e shkatërruar nga Bashkia prane maternitetit te ri.

Bashkia Tirane vazhdon te bej edhe te zhbej vepra publike me parate tona duke mos pasur asnje studim, asnje plan, asnje marreveshje me ata qe kane pronesi mbi token.

Rasti i rradhes eshte nje lulishtje ne hyrje te Maternitetit te Ri, e cila ekzistonte aty prej vitesh. Trualli i kesaj lulishte kishte siperfaqe 550 metra në pronesi te bashkepronarve Karapici , prone e kthyer fizikisht ne 2018 tek pronaret dhe ndodhet ne zonen kadastrale nr.8170. Pronaret kishin kerkuar qe tju jepej prona per parking por kjo kerkese ishte mohuar duke qene se ishte lulishte.

Deri ketu gjithcka normale, po cfare ndodh ne nje bashki qe nuk ja kane haberin letrave?

Bashkia vendos ne muajn shkurt 2019 qe Tirana Parking ta kthej lulishten perballe maternitetit si zone per parking automjetesh por pa bere marreveshje me bashkepronaret dhe ka nisur te bej parkingun. Ne kete rast pronareve u rilind e drejta per te kerkuar pronen, qe donin po ashtu ta bënin parking, dhe ankohen ne Bashkine Tirane. E gjendur perpara kesaj situate, Bashkia e Veliajt terhiqet nga parkimi dhe rivendos ta kthej prap lulishte.

Pra Bashkia Tirane: Prish Lulishten (para publike) Nis punimet për parkingun (para publike) Prish punimet e parkingut (para publike) Nis ndertimin prapë të Lulishtes (para publike).

Edhe kulmi eshte qe gjithe kete situate shpërdorimi te parave publike, paaftesi administrative na e ben edhe kronika gati suksesi neper tv si lulishtja e pemët e radhës së Erioni Betonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY