Një atentat me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në Kinostudio. Si pasojë ka mbetur i lënduar një shtetas ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
I plagosuri është Dejvis Rustemaj 26 vjeç, banues ne Tirane, lindur në Tropojë.
Sipas dëshmisë së tij të dhënë në polici dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se dy persona i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motorit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/