Aktori i njohur tregon historinë e dhimbshme: Në familje të gjithë më...

Aktori i njohur tregon historinë e dhimbshme: Në familje të gjithë më thërrasin Drini

222
0
Shares
Bujar Asqeriu

Aktori i njohur, Bujar Asqeriu ka rrefyër një histori prekësë familjare, të cilën nuk e kishim ditur më herët.

Gjatë një interviste në emisionin ‘’Rudina’’ ka treguar se të gjithë njerëzit e tij të afërm e thërrasin Drini, pasi pas emrit Bujar fshihet një tragjedi që ka ndodhur në familjen e tij.

Ai ka treguar se prindërit e tij i kanë vënë emrin e vëllait që kishte vdekur 6 muajsh dhe se kur kishte lindur ai donin t’ia vinin emrin Drini ose Safet, por këto emra nuk i kishte pranuar punonjësi i gjendjes civile.

Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. ‘’Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela’’, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘’Çfarë është ky emri lumi?’’. Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja”,- ka treguar aktori i njohur.

Po ashtu, ai ka treguar se gruaja e tij e thërret Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY