“Zgjohu, po të pret avioni për Shqipëri”

“Zgjohu, po të pret avioni për Shqipëri”

118
0
Shares

Gjermania ka vendosur që mos të ketë lëshime ndaj azilkërkuesve dhe kjo vlen edhe për ata që janë nën moshën 18 vjet, por edhe që kanë raste të ndryshme. Kështu ndodhi edhe me 16-vjeçarin shqiptar, Gjonin (emri i ndryshuar), shkruan ‘mittelbayerische.de’.

 



Katër policë pa asnjë njoftim kishin ardhur dhe kishin kërkuar që ai menjëherë të riatdhesohet në Shqipëri. Ata kanë marrë djaloshin dhe e kanë dërguar në Munih, ndërsa në orën 13:00 ai i hipi në avion për në Tiranë, përcjell albinfo.ch. Mësuesit, kujdestarët dhe ata që ishin përgjegjës, të cilët kanë jetuar me Gjonin prej një viti e gjysmë ishin të tronditur. I riu shqiptar ishte duke fjetur, derisa nuk kishte mundur t’i përshëndeste as miqtë.

 



Gjoni kishte ikur nga Shqipëria para një viti e gjysmë. Nëna e tij ishte qëlluar nga babai. Në hakmarrje, daja i kishte vrarë vëllain Gjonit dhe e kishte kërcënuar atë. Ai kishte qenë i traumatizuar dhe ishte në trajtim mjekësor dhe në qendrën e psikiatrisë për adoleshentë. Me ndihmën e mjekëve ai ishte stabilizuar disi. Por, ai tashmë është deportuar dhe nga të gjithë është cilësuar si gabim.

 



Mësohet se adoleshentin
  askush se kishte pritur në Tiranë. Nga një zonë e mbrojtur dhe e sigurt, u dërgua në një vend ku nuk ka as bukë për të ngrënë. I riu shqiptar ishte dëbuar më 23 nëntor, kurse tani jeton në gjendje të rëndë. Qendra e emigrimit po mundohen ta ndihmojnë atë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Rregullat janë të qarta, kurse procedurat e gjata. BW

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY