30 kg eksploziv për shpërthimin, IKMT shemb sot pallatin në Çorovodë

30 kg eksploziv për shpërthimin, IKMT shemb sot pallatin në Çorovodë

138
0
Shares

30 kg lëndë eksploziv do të përdoren për të hedhur në erë një pallat në Corovodë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës.  IKMT njofton se për këtë operacion do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit.

Mësohet se objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave.

Shpërthimi do të kryehet rreth orës 12.30. IKMT thotë se në bashkëpunim edhe me forcat e rendit ka marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY