Nuk është herë e parë që turistët në Shqipëri humbasin gjatë vizitës në vende të ndryshme.
Mësohen se dy turistë belg rreth moshës 55 vjeç, kanë humbur prej ditës së djeshme në Vlorë.
Herën e fundit ata janë parë mes malit të Llogarasë dhe Dhërmiut. Pasi nuk janë kthyer në vendin ku po qëndronin është lajmëruar polica për zhdukjen e tyre.
Edhe pse kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës ende nuk ka asnjë gjurmë prej dy turistëve belg. Policia e Vlorës vazhdon ende të jetë në kërkim të tyre. Kërkimet e policisë janë përqëndruar në zonën malore Çikë-Iljaz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/