Zbulohet shkaku i djegies së Katedrales Notre-Dame

Zbulohet shkaku i djegies së Katedrales Notre-Dame

184
0
Shares

Hetuesit besojnë se djegia e Katedrales Notre-Dame në Paris u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik.

Një zyrtar francez i policisë gjyqësore tha se hetuesit punuan gjatë për të zbuluar ku nisën flakët, pavarësisht se nuk kishin ende leje për të hyrë në kishë për arsye sigurie, shkruan DailyMail.

Zyrtari, i cili foli anonimisht, tha se monumenti ende po konsolidohet me dërrasa druri për të siguruar disa pjesë të brishta të mureve.

Vetëm pasi të jetë plotësisht i sigurt, hetuesit do të lejohen të shikojnë më nga afër në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi shkaktarin e zjarrit.

Katedralja e Notre-Dame u dogj në fillim të kësaj jave (15 prill 2019). Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike,  850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia iu shembën.

Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, ndërsa flakët u shuan plotësisht pas 15 orësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY