Grabitja në Rinas, Berisha: Të arrestohen Sandër Lleshaj dhe Belinda Balluku

Grabitja në Rinas, Berisha: Të arrestohen Sandër Lleshaj dhe Belinda Balluku

148
0
Shares

I ftuar në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha foli edhe për grabitjen e fundit në aeroportin e Rinasit ku u vodhën rreth 10 milionë euro.

Sipas tij, ata që duhet të arrestohen janë ministrat aktualë: Sandër Lleshaj dhe Belinda Ballukut, të cilët kanë mbajtur më parë poste drejtuese në Aviacionin Civil.

“Njeri që duhet të arrestohet është Sandër Lleshaj, drejt bordi. Njeri që duhet të arrestohet është Belinda Balluku, njeri që duhet të arrestohet është Engjëll Agaçi, njeri që duhet të arrestohet është drejtori i Aviacionit Civil”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Admir Murataj nuk është vrarë nga policia, por nga bandat pasi forcat e rendit, sipas Berishës, nuk kanë patur fushëpamje për të qëlluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY