Legalizim i një ndërtimi pa leje në këmbim të parave, pranga dy...

Legalizim i një ndërtimi pa leje në këmbim të parave, pranga dy personave në Tiranë

86
0
Shares

Tiranë – Operacion policor i koduar “Impostors”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga dy shtetas, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Impostors”, ndaloi shtetasit:

B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;
O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY