Mbledhja e Kryesisë, Basha vjen me 3 vendime të rëndësishme për zgjedhjet

Mbledhja e Kryesisë, Basha vjen me 3 vendime të rëndësishme për zgjedhjet

118
0
Shares

Edhe pse Partia Demokratike nuk zhvilloi protestë para Parlamentit, ajo ka mbledhur Kryesinë për të marrë disa vendime kryesore.

Burime zyrtare nga PD bëjnë me dije se në këtë mbledhje, kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

1.Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.

2.Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3.Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Nga ana tjetër, Kreu i Partisë Demokratike mësohet se ka pritur sot një takim në selinë e PD-së, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY