DETAJE/E mitura i shpëtoi përdhunimit falë banorëve në Durrës, turisti kanadez: U...

DETAJE/E mitura i shpëtoi përdhunimit falë banorëve në Durrës, turisti kanadez: U keqkuptua, unë doja…

270
0
Shares

Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale është parandaluar. Bëhet fjalë për një tentativë përdhunimi ndaj një të miture. Një turiste nga Hungaria, që kishte ardhur për pushime bashkë me familjen në Durrës ka shpëtuar nga tentativa për përdhunim nga një tjetër turist nga Kanadaja.

50-vjeçari kanadez, Robert Hedorson, mësohet se ka tentuar që ta çojë me forcë në apartamentin që kishte marrë me qira në zonën pranë bregdetit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e plazhit në Durrës, në lagjen Nr. 13 të qytetit bregdetar. Policia e Durrësit, e cila ndërhyri në kohë, arriti të ndalonte 50-vjeçarin nga Kanadaja, cili prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze, me qëllim marrjen e informacioneve rreth personalitetit dhe së shkuarës së tij, detaje që do të ndihmojnë në hetimin e rrethanave të ngjarjes pasi turisti pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim kundër vullnetit të vajzës së mitur.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në zonën pranë pallatit për të parë nëse janë regjistruar veprimet e kryera nga 50-vjeçari ndaj vajzës nga Hungaria.

Ndërkohë, pas prangosjes, turisti kanadez u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të dëmtimeve që iu shkaktuan nga goditjen e banorëve të zonës, të cilët ndërhynë pas të bërtiturave të vajzës së mitur.

Panorama shkruan se turisti kanadez, Robert Hedorson, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ka mohuar të ketë tentuar të përdhunojë vajzën e mitur, duke deklaruar se 13-vjeçarja e ka keqkuptuar, pasi me veprimet e tij nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

Nuk është absolutisht e vërtetë.Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion, e falënderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti, u afruan disa qytetarë dhe më goditën”,-mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjeçari, Hedorson.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY