Zyrtarizohen dy grupet e reja parlamentare, ja kush e përfaqëson PD dhe...

Zyrtarizohen dy grupet e reja parlamentare, ja kush e përfaqëson PD dhe LSI

130
0
Shares

Deputetët  e rinj opozitarë tashmë do të kenë dhe dy grupe parlamentare në Kuvend.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi sot se grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa ata të LSI-së do të drejtohen nga Nimet Musaj.

Opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend deri më tani, 13 nga  LSI dhe 14 nga PD.

Deri tani numri i deputetëve nga të dyja palët ka arritur në 102.

Tre nuk u dogjën mandatin që në fillim

1. Lefter Koka

2. Myslim Murrizi

3. Rudina Hajdari

Janë betuar nga LSI

1. Ylli Shehu

2. Aurora Mara

3. Enver Roshi

4. Edmond Rrushi

5. Ediola Braha

6.  Edlira Hyseni

7. Elda Hoti

8. Ralf Gjoni

9. Nimet Musaj

10.  Enada Kociraj

11. Amra Borova

Janë betuar nga PD

1. Lefter Maliqi

2. Alban Zeneli

3.Ligoraq Karamelo

4.Majlinda Halilaj

5. Arben Elezi

6. Adriatik Alimadhi

7. Korab Lita

8. Halit Jakimi

9. Arlind Çarçani

Në pritje të marrjes së mandatit

Eugen Bojaxhi LSI Berat

Andi Përmeti PD  Korçë

Erion Piciri PD Tiranë

Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY