Raporti zbret Shqipërinë me 7 vende: Standardet e medias po manipulohen në...

Raporti zbret Shqipërinë me 7 vende: Standardet e medias po manipulohen në favor të qeverisë

114
0
Shares

Shifra të tjera mësohen për Shqipërinë. Së fundmi ajo zbret me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, gjatë vitit 2018.

Në raportin e Reportëve pa Kufinj, Shqipëria renditet në vendin e 82-të, ndërsa kanë listuar po ashtu një sërë problemesh që ndesh aktualisht gazetaria shqiptare.

Sipas raportit, media sulmohet vazhdimisht nga qeveria dhe krimi i organizuar dhe synojnë t’i frenojnë nga investigimi i korrupsionit.

Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët ‘kazan’ dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga ‘Reporterët pa Kufij’ dhe BIRN, në mars të vitit 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia e mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale”, thuhet në raportin ‘Reporterët pa kufij’./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY