VIDEO/Cakaj humb qetësinë në intervistë me gazetaren: Kush tha që jam gjaknxehtë?!

VIDEO/Cakaj humb qetësinë në intervistë me gazetaren: Kush tha që jam gjaknxehtë?!

149
0
Shares

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka nisur këtë të mërkurë një ofensivë të vërtetë nëpër televizionet shqiptare, për të deklaruar se vendimi i parlamentit të Holandës nuk do të sjellë regjimin e vizave për shqiptarët.

Por në intervistë televizive me gazetaren e vjetër Mirela Milori, situata është ndezur paksa në momentin kur gazetarja e ka “ngacmuar” në lidhje me moshën e tij të re.

Si kundërpërgjigje, Gent Cakaj ka bërë një deklaratë të habitshme duke i thënë gazetares se nuk do ta sfidojë më tepër pasi “nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.”

DEBATI

Mirela Milori: Unë jam kurioze të di sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?

Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.

Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra.

Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e përcaktuar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.

Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?

Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe të angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj.

Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.

Gent Cakaj: Në çfarë rasti?

Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.

Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku po e shikoni gjaknxehtësinë.

Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.

Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.

Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.

Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.

Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY