Grabitja me anë të “crash doors”, dyshime se hajdutët kishin informatorë brenda...

Grabitja me anë të “crash doors”, dyshime se hajdutët kishin informatorë brenda në aeroport

112
0
Shares

Punonjësit e sigurisë së TIA-as, janë zyrtarët e parë që kanë dhënë shpjegimet e tyre lidhur me supergrabitjen në pistën e aeroportit, mesditën e 9 prillit, kur një grup kriminal me në krye Admir Muratajn morën afro 10 milionë euro, ndërsa 47-vjeçari mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Zyrtarët e sigurisë së aeroportit iu kanë sqaruar hetuesve se kanë zbatuar rregullat e sigurisë dhe se grabitësit përdorën ato që quhen “crash doors”, për të hyrë dhe për të dalë nga aeroporti. Sipas tyre, këto dyer nuk janë të një sigurie të lartë, që në raste avarie apo të rrëzimit të një avioni, makina e zjarrfikëses të deportojë ne pistë duke i shkatërruar ato.

Kjo ngre dyshime se forta, se grupi kriminal ka patur informacion për këtë detaj mjaft të rëndësishëm dhe ka përdorur pikërisht këto dy dyer, atë të anës juglindore për të hyrë në pistë dhe atë të anës verilindore për tu larguar, pasi përmes tyre mund të depërtohej lehtë.

Lidhur me këtë pretendim të ngritur nga zyrtarët e TIA, prokuroria deklaron se ka sekuestruar të gjitha konventat, apo marrëveshjet pranë zyrave të këtij institucionit, atij të Autoritetit të Acionit Civil apo kompanisë ICTS, të cilat do të analizohen në përputhje me faktet e rrethanat konkrete të ngjarjes. Një tjetër aspekt që po hetohet nga institucioni i akuzës, është momenti I njoftimit të policise për hyrjen brenda pistës të automjetit me shkrimin “hetimi tatimor”.

Policia nga ana e saj deklaron se njoftimin për ngjarjen e mori jo nga autoritetet e aeroportit, por nga burime te tjera. Ndërsa zyrtarët e aeroportit pretendojnë se kanë njoftuar policinë, sapo konstatuan çarjen e derës dhe panë furgonin ti afrohej avionit të linjës Tiranë-Vjenë.

Anëtarët e grupit kriminal depërtuan në pistë dhe në barkun e avionit që pritej të nisej në fluturim, grabitën shumën e majme të parave. Pavarësisht hetimeve intensive, prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë bashkëpunëtorët e tjerë të Admir Muratajt, ndërsa lidhur me këtë të fundit nuk është përcaktuar nëse është vrarë nga policia apo gabimisht nga miqtë e tij gjatë shkëmbimit të zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY