Arrestohet në Serbi shqiptari me 4 kg heroinë

Arrestohet në Serbi shqiptari me 4 kg heroinë

119
0
Shares

Gazeta serbe “Blic” raporton se një shqiptar nga Kosova me emrin Vlasuf Haziri 58 vjeç, është arrestuar sot në Serbi, nga një aksion i shërbimit kundër krimit të organizuar, nën dyshimet për prodhim të paautorizuar të drogës.

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarit iu kapën 5 kg heroinë në një makinë tip “Golf 5”, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Kosovës në momentin kur është arrestuar. Arrestimi i shqiptarit ka ndodhur në Bujanovc.

Sasia e drogës ishte vendosur në 15 pako. Në shkrimin e mediumit serb thuhet se shqiptari njihej si bos droge nga komuniteti në Tërnocin e Madh, fshat i banuar kryesisht nga shqiptarë.

I dyshuari u ndalua për 48 orë, e do të dalë më tej përpara Prokurorisë së Vranjës nën dyshimin e kryerjes së veprimeve kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY