Reperi shqiptar ndërpret performancën, gati humbi shikimin në skenë

Reperi shqiptar ndërpret performancën, gati humbi shikimin në skenë

100
0
Shares

Këngëtari me origjinë shqiptare Action Bronson njihet për energjinë që përcjell në të gjitha shfaqjet e tij, por performanca e fundit nuk ishte aq e këndshme. Ai gati u verbua nga një dritë skenike në Teatrin Algonquin në Otava të Kanadasë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës dhe në pamjet e TMZ duket se vendos duart në sy duke u përpjekur që të ruajë shikimin.

Reperi doli nga skena dhe u detyrua të mos shfaqej për disa minuta që të merrte veten. Më pas u kthye sërish duke i treguar të gjithë fansave se humbi shikimin për disa minuta.

TMZ konfirmoi se pas koncertit shkoi në spital ku mori një trajtim, pas të cilit reagoi në Tëitter duke treguar se është më mirë.

“Unë humba shikimin dhe orientimin nga drita e fortë natën e kaluar, prandaj nuk e përfundova dot performancën në Otava. Tani ndihem më mirë. Këto gjëra nuk duhet të jenë më pranë meje. Kini kujdes”, shkruajti Action.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY