Ish-presidenti vret veten me armë para arrestimit

Ish-presidenti vret veten me armë para arrestimit

219
0
Shares

Ish-presidenti i Perusë, Alan García, ka vrarë veten përpara se të arrestohej nga policia.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Casimiro Ulloa në Lima, ku edhe pse iu nënstrua një ndërhyrje kirurgjikale, nuk arriti të mbijetojë pasi kishte marrë një plumb në kokë.

García është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht, por ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Vdekja e tij u konfirmua nga presidenti i tanishëm, Martin Vizcarra.

García shërbeu si president nga 1985 në 1990 dhe përsëri nga 2006 deri në 2011.

Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga Odebrecht gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet.

Odebrecht ka pranuar të paguajë pothuajse 30 milion dollarë ($ 23 milion) ryshfet në Peru, që nga viti 2004.

Por zoti García thotë se ai është viktimë e persekutimit politik, duke shkruar në një letër të martën se nuk ka “asnjë indikacion apo prova” kundër tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY