DETAJET/Nëser sërish derbi Tirana-Partizani, dyert të hapura për tifozët

DETAJET/Nëser sërish derbi Tirana-Partizani, dyert të hapura për tifozët

70
0
Shares

Ne foto drejtori i departamentit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi

Ndeshja e ndërprerë mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet nesër në orën 14.00 duke shmangur kështu edhe nevojën për energji elektrike në stadium.

Ndeshja do të rifillojë në minutën e 63 dhe do të vazhdojë deri në fund.

Ende nuk janë përfunduar modalitetet mes klubeve, federatës dhe policisë se si do të operohet nesër me tifozët, tha Lysien Nurishmi, drejtor i departamentit të Garave në FSHF.

Kjo pasi biletat janë konsumuar dhe buleta të reja nuk mund të priten. Është mjaft vështirë për të marrë një vendim ta padiskutueshëm por një gjë është e sigurtë që ndeshja do të zhvillohet me tifozë.

Derbi Tirana-partizani u ndërpre për shkak të mungesës së energjisë. Prozhektorët e stadiumit u fikën dy herë brenda pak minutave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY