Flamuri kosovar “ndëshkoi” Notre-Dame, reagon ambasadori: Artikujt serb janë skandalozë

Flamuri kosovar “ndëshkoi” Notre-Dame, reagon ambasadori: Artikujt serb janë skandalozë

183
0
Shares

Të habitshme kanë qenë dy artikujt e publikuar nga tabloidët serbë ditën e djeshme lidhur me ngjarjen e rëndë në Francë.

Ndërsa hetuesit po kërkojnë ende shkakun e zjarrit që dogji katedralen me famë botërore Notre Dame në Paris, në artikuj ishte përcaktuar fajtori. Sipa mediave ishte një flamur fluturues kosovar.

Tabloidët “Alo” dhe “Informer” raportuan në faqet e tyre të internetit më 15 prill duke thënë se zjarri tragjik ishte “ndëshkimi i Zotit” për fluturimin e flamurit kosovar së bashku me disa të tjerë gjatë një ceremonie në nëntor në katedrale për të shënuar 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondoloni,  i ka cilësuar skandaloze shkrimet e mediave serbe rreth zjarrit në Notre Dame. Mondoloni u tha gazetarëve në Beograd se komentet negative e kishin prekur thellë dhe se ai i kishte mos përfillur ato.

“Për mua, kjo nuk është Serbia që kam njohur dhe dashur në 18 muajt e fundit sa jam këtu. Unë mendoj se njerëzit që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë bëjnë dëm të madh”,-porositi diplomati francez.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY