Edi Rama, për herë të parë ka dyshime për hapjen e negociatave

Edi Rama, për herë të parë ka dyshime për hapjen e negociatave

68
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaron për herë të parë se Shqipëria edhe mund të mos marrë hapjen e negociatave më 14 dhjetor kur drejtuesit e vendeve të BE do të diskutojnë rekomandimin e Komisionit Europian.

“Mund të thonë edhe jo. Por nëse ata vendosin të hapin negociata pa datë. atëherë procesi do të fillojë sapo ne të jemi gati”, tha Kryeministri.

“Lidhur me Greqinë shpresojmë se ato që kemi thënë për camët të mos ndikojnë në atë proces”, tha Rama që ndodhet sonte në Top Story në Top Channel me gazetarin Sokol Balla.

Ndërsa në lidhje me Gjermaninë, Rama tha se lajmi i mirë është që Gjermania mbështet plotësisht Shqipërinë në procesin e integrimit dhe në një moment delikat për BE, por jo të zakonshëm edhe për Gjermaninë që përgatitet të hyjë në zgjedhje.

“Ne kemi marrë një rekomandim pozitiv për çeljen negociatave nga KE. Rekomandimi i bëhet KiE. Ka një kusht që është fare i natyrshëm, që duhet të nisë zbatimi i Vettingut dhe ndërkohë duhet të ecet me progres në fushat që përfshijnë pesë prioritetet kyçe për rrugën drejt anëtarësimit. Në këtë kontekst besoj që mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishme për shkak të asaj që thashë, të një momenti jo fort pozitiv brenda BE-së në raport me zgjerimin dhe përballë një dallge populizmi anti-BE që shkon duke u fryrë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY