Basha numëron pengesat që vijnë nga qeveria për hapjen e negociatave

Basha numëron pengesat që vijnë nga qeveria për hapjen e negociatave

63
0
Shares

I ftuar në emisioni Opinion në TV Klan, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për pengesat që kanë dalë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij pengesa nuk është vetëm vetingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

“Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim”, ka thënë ai.

Basha ka theksuar edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme.

“Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel”- ka thënë Basha.

Më tej, ai theksoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, po është në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së, ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. “Diskutimi i vërtetë sot nuk është, do apo nuk do PD-ja hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY