Reagimi zyrtar i Holandës: Për momentin udhëtoni pa viza, qeveria po mendon...

Reagimi zyrtar i Holandës: Për momentin udhëtoni pa viza, qeveria po mendon për…

83
0
Shares

Qeveria holandeze ka reaguar zyrtarisht në lidhje me votimin e parlamentit për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët. Në një reagim zyrtar, qeveria shprehet se “po i mendon hapat e rradhës” dhe se aktualisht të gjithë shqiptarët mund të lëvizin lirshëm pa viza.

“Qeveria po mendon për hapat e radhës që do të ndërmarrë. Për momentin, regjimi i vizave do të jetë i njëjtë për qytetarët shqiptarë: të gjithë shqiptarët me një pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një maksimum prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në deklaratën e qeverisë holandeze.

Kujtojmë se vendimi i parlamentit holandez do të kalojë fillimisht në qeverinë e Holandës e më pas ai që vendos nëse kërkesa për pezullimin e vizave bëhet realitet apo jo është Komisioni Europian.

Vendimi i parlamentit për rikthimin e regjimit shengen ka përplasur këtë të martë politikën shqiptare. Opozita ka kërkuar shpjegime dhe për më tepër reagimin e menjëhershëm të qeverisë ndaj këtij votimi që vjen pak javë larg datës zyrtare, ku BE do të deklarohet për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Nga ana tjetër vetë qeveria përmes një reagimi të Ministrisë së Jashtme është shprehur se “janë besimplotë” tek verdikti i Komisionit dhe se çështja e rikthimit të vizave vjen në Holandë si pasojë e klimës elektorale pasi vendi është pranë zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY