Shkatërrohet grupi i trafikimit të drogës, në pranga 14 shqiptarë

Shkatërrohet grupi i trafikimit të drogës, në pranga 14 shqiptarë

186
0
Shares

17 persona, mes tyre 14 shqiptarë janë arrestuar këtë mëngjes nga policia italiane në Chieti, në kuadër të një operacioni kundër drogës.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë anëtarë të një organizate kriminale, të kryesuar nga shqiptarët, të cilët menaxhuan trafikun e drogës në të gjithë bregun e Abruzit dhe në provincat e tjera jashtë rajonit.

Grupi, me një bazë logjistike në provincën e Teatina, kishte organizuar një rrjet të gjerë të shitjeve, veçanërisht në krahinat e Chieti, Pescara dhe Teramo.

Forcat policore kanë ekzekutuar 44 masa të ndërmarra nga gjykata, nga të cilat 17 janë masë e paraburgimit dhe 27 janë masa kundër personave të dyshuar në Chieti, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano dhe Roma.

Policia nën cilësinë  e provës materiale sekuestroi 300 kg marijuan, 90 kg hashash, 1 kilogram kokainë, e cila në tregun e shitjes me pakicë kapte vlerën e 6 milionë eurove.

Si rezultat i hetimit është bërë e ditur se për të siguruar paratë e drogës grupi kishte kryer një sërë grabitjesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY