I grabitën 350 milionë lekë në shtëpi, ja çfarë deklaroi para hetuesve...

I grabitën 350 milionë lekë në shtëpi, ja çfarë deklaroi para hetuesve avokati nga Durrësi

126
0
Shares

Avokati  nga Durrësi, Edmond Saliu, të cilit i grabitën në banesë 350 milionë lekë, ka deklaruar para grupit  hetimor  se nuk kishte dijeni sa para ishin në kasafortën që i vodhën brenda në shtëpi.

Ngjarja ndodhi të premten e javës së shkuar në lagjen 4, megjithatë ngjarja është tentuar të mbahet e rezervuar nga familjaret e Saliut dhe policia e Durrësit.

Ka qenë Vetë avokati që ka konstatatuar vjedhjen e kasafortës dhe më pas ka kërkuar ndihmën e policisë.

“Më kanë vjedhur 350 milionë lekë në lekë, valutë dollarë dhe euro, letra me vlerë. Autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës”, mësohet të ketë thënë Saliu.

Sipas asaj që deklarojnë ekspertët, nuk ka patur thyerje dhe as dëmtime të dukshme. Dera e blinduar e shtëpisë dyshohet të jetë hapur me çelës, ose me  një paisje e quajtur “paisja ruse” që blihet online dhe që hap pa dëmtuar me anë të vakumit

Me marrjen e denoncimit nga avokati Sula këtë të martë çështja është referuar në prokurori dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe gjetjen e autorëve.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë të dhënë mbi ngjarjen e shënuar në qyetin bregdetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY