Hollanda vendos vizat për shqiptarët, Paloka: Një dhuratë e qeverisë së Rilindjes

Hollanda vendos vizat për shqiptarët, Paloka: Një dhuratë e qeverisë së Rilindjes

208
0
Shares

Parlamenti hollandez po diskuton këto ditë rikthimin e vendosjes së regjimit të vizave për Shqipërinë, çka do të përbënte një rikthim pas për shqiptarët.

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, kjo është dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen, por po na kthen edhe mbrapa në kohët më të errëta.

POSTIMI I PALOKES:

“Çdo ditë vetëm lajme të këqija për shqiptarët, dhuratë e një qeverie dhe një kryeministri që jo vetëm po shkatërron të ardhmen , por po na kthen mbrapa në kohët më të errta .

Nuk ka kaluar shumë kohë, por për fat të keq ne jemi njerëz që memorien e kemi të shkurtër…2010-2019

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur ne tentativë për të shkuar drejt perëndimit , qindra jetë shqiptarësh humbën në ujrat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhët e gjata nëpër ambasada ! Prindër që prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marrë malli për fëmijët emigrant. Vizë që në shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin në se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…

Nuk ka nevojë të tregoni mirënjohje as për Berishën e as për Bashën që bën të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak të një kryeministri monstër, të rikthehemi në ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetarë të dorës së fundit nga Evropa.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY