Iu vuri flakën dy makinave para policisë, kapet autori në Elbasan

Iu vuri flakën dy makinave para policisë, kapet autori në Elbasan

101
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin, i cili dyshohet të ketë djegur dy makina gjatë orëve të para të mëngjesit në këtë qytet. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale M.T, 38 vjeç.

Nga të dhënat e siguruara në rrugë operative dyshohet se po ky shtetas rezulton të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera, po me djegie.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar  “Zjarrvënësi”.Policia e Elbasanit zbadh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Arrestohet në flagracë 38 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në  sajë të një pune të mirë-organizuar dhe  intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e  informacioneve të marra  në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin e koduar  “Zjarrvënësi”, ku u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi  gjatë natës  në lagjen ” 5 Maji”,  dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga  veprimet hetimore të kryera  prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera   të ndodhura më parë në  vende të ndryshme të  qytetit të Elbasanit, rezultoi se  shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i  parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili  ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY