Vrau studenten greke, shqiptari thyen heshtjen nga qelia

Vrau studenten greke, shqiptari thyen heshtjen nga qelia

243
0
Shares

Shqiptari Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes greke në Rodos ka folur për herë të parë nga qelitë e burgut.

I pyetur nga mediat greke se cili është qëndrimi i tij lidhur me këtë ngjarje, pasi miku i tij grek, 21 vjeçari Manolis Koukouras deklaron se 19-vjeçari është fajtor i vetëm, ai u përgjigj: “Unë nuk e di dhe nuk më intereson çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”.

Deklaratat e tij sollën dhe  reagimin e babait të studentes greke.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det,” deklaron për mediat greke  John Topaludhi, duke theksuar se një person i vetëm nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Greku dhe shqiptari nuk kanë asnjë kontakt në burg.Dy të rinjtë e vranë studenten pasi ajo refuzoi dhe i rezistoi kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Gjatë marrjes në pyetje para një muaji, të dy pranuan se janë përfshirë në vrasjen e studentes Eleni Topaloudi. Por Aleksandër Luca tha se ai ishte vetëm i pranishëm, ndërsa akuzoi shokun e tij si personin që e dhunoi dhe më pas vendosi që trupin e studentes ta hidhnin në det. Kështu thotë edhe i dyshuari tjetër Manolis Koukouras, i cili ia ngarkon peshën e fajit shokut të tij shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY