Si rrallë ndonjë herë, tre liderët e politikës shqiptare, tre drejtuesit e partive kryesore, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Edi Rama, ishin të ftuar sonte, në tre studio të ndryshme televizive.
Ajo që ra në sy në tre emisionet e ndryshme, ishte se ndërsa Lulzim Basha dhe Ilir Meta, respektivisht në studion e “Opnion” në TV Klan dhe te “Të pa ekspozuarit” te TV “News 24”, përveç moderatorëve, kishin përballë dhe nga një panel gazetarësh, Edi Rama, në mënyrë të përsëritur, kishte “zgjedhur” të dilte vetëm, në monologun e tij radhës, në një tjetër televizion.
Ndërsa Lulzim Basha, në emisionin e Blendi Fevziut u përball me “arrogancën” e Mentor Nazarkos e Robert Rakipllarit, Ilir Meta në emisionin e Ylli Rakipit “u përplas” me Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe Çim Pekën. Por Edi Rama në emisionin “Top Story” në TV “Top Channel” të Sokol Ballës mes frazave “limonadë”, është pak të thuash se “fliste me veten”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/