Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi sonte se nuk ka ndërmend të flasë për kandidaturën e tij për President.
“Cështja e Presidentit është një cështje që do kohë. Nuk ka asnjë kufizim që të bashkëpunojmë me z. Basha për të zgjedhur Presidentin e ri”, tha Meta.
Ndërsa në lidhje me koalicionin Meta tha se do të vendoset në kohën e duhur, duke i anashkaluar deklaratës së mëparshme se vendimi do të merret nga Konventa e LSI.
Po ashtu Meta nuk ka dhënë një përgjigje të mjaftueshme në lidhje me rolin e ri që pritet të marrë në një koalicion të mundshëm PBDU dhe Shpëtim Idrizi. Rama deklaroi sonte se do të ishte një koalicion me tre bashkëkryetarë.
Kryetrai i LSI tha se nuk ka asnjë problem që të ketë tre bashkëkryetarë pasi kjo shton kolegjialitetin dhe harmoninë në koalicion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/