Protestuesi i plagosur, me pranga në spital/ Ish-deputeti i PD: Këta po...

Protestuesi i plagosur, me pranga në spital/ Ish-deputeti i PD: Këta po shkelin edhe parimet universale

94
0
Shares

Ish-deputeti I PD dhe ish-ministri Tritan Shehu i ka cilësuar si shokuese pamjet e një protestuesi të plagosur i cili qëndron i prangosur nga policia në spital.

Shehu shkruan se është parim universal që asnjë pacient të mos prangoset në shtrat në spital apo të shoqërohety brenda saj me polic.

Shehu e cilëson skandaloze që protestuesi është prangosur pikërisht në krahun e dëmtuar.

REAGIMI I SHEHUT:

Shkelje e rende e te drejtave themeltare te njeriut e te pacientet, dhunim i institucionit shendetesor. Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i demtuar, ne nje pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojne, jane shokuese.
Fatkeqesisht kjo pamje e shemtuar vjen nga ambjentet e brendeshme te Qendres se Traumes, mbas protestes se te shtunes.
Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqeruar, e cvendosin ne dhomat brenda Reanimacionit te spitalit.
Skandal i vertete ky, qe dhe gjate dikatatures nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes.
Asnje pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnje polic nuk mund te qendroje brenda dhomes se tij te spitalit, ky eshte nje parim universal, qe mund te tejkalohet perkohesisht vetem nqs personeli mjekesor e kerkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.
Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk eshte skllav qe ruajtesi mund te beje cfare te doje me ate!
Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, vecanerisht ata te sherbimit, te cilet nuk duhet te kishin lejuar kete perdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle.
Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket.
Keto foto do bejne xhiron e Botes, pikerisht se bijen ndesh me parimet e Shoqerise Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY