Foto dhe video intime për hakmarrje, Italia me ligj të ri: 6...

Foto dhe video intime për hakmarrje, Italia me ligj të ri: 6 vite burg kush i publikon

144
0
Shares

Italia ka ndërmarrë një ligj të fortë përsa i përket pornografisë.

“Pornografia për hakmarrje” tashmë konsiderohet një krim në Itali dhe ata që e kryejnë do të dënohen deri në 6 vjet burg ose gjoba deri në 15 mijë euro. I shndërruar në një ligj nga parlamenti Italian, i ashtuquajturi projektligji “Kodi i kuq” do të dënojë të gjithë ata që shpërndajnë imazhe apo video seksuale të dikujt tjetër pa aprovimin e personit që është në këto imazhe.

Organizata e Gheno, “Insieme in Rete” (Bashkë ne rrjet) nisi një peticion bashkë me disa organizata të tjera 5 muaj më parë duke kërkuar pikërisht kriminalizimin e të ashtuquajturës “Pornografia për hakmarrje”.

Peticioni mblodhi 120 mijë nënshkrime dhe vëmendjen e Laura Boldrini, ish kryetares së Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian. Falë edhe rrjeteve sociale, peticioni tërhoqi vëmendjen e medias dhe politikanëve italianë.

Nëna e Tiziana Cantone, një viktimë të “Pornografisë së hakmarrjes” që kreu vetëvrasje në vitin 2016 ishte e pranishme në votimin në parlament. “Të luftosh këtë fenomen të tmerrshëm nuk është çështje politike por civilizimi”-tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY