Holanda e vendosur për Shqipërinë, nis mocion për rikthimin e vizave

Holanda e vendosur për Shqipërinë, nis mocion për rikthimin e vizave

126
0
Shares

Holanda vijon të jetë e bindur për kthimin e vizave në Shqipèri.

Një grup prej katër anëtarësh në parlamentin e Holandës ka nisur një mocion për të anuluar udhëtimin përkohësisht pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen.

Së fundmi, parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian të iniciojë procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.

Mocioni u paraqit nga ana e Sekretares së Grupit të Kristian-Demokratëve Madeleine van Toorenburg, deputetit Jeroen van Wijngaarden, deputetit tjetër socialist Jasper van Dijk si dhe Nico Drost nga Bashkimi Kristian. Ata argumentuan se kjo iniciativë është “për të frenuar krimin e organizuar në vend”.

Deputetët që kanë propozuar pezullim të vizave për shqiptarët në “Shengen” vunë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza dhe kështu zgjerojnë më tej rrjetin e tyre të kontrabandës, shkruan faqja zyrtare e Shengen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY