91 kg drogë drejt Durrësit, Strazimiri: Llesh, cili ‘kinez’ të pengon...

91 kg drogë drejt Durrësit, Strazimiri: Llesh, cili ‘kinez’ të pengon ta gjesh porositësin?

143
0
Shares

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka reaguar pas lajmit të 91 kg kokainë të kapur në Maltë, e cila destinacionin e kishte në Shqipëri.

Strazimiri adreson sulme ndaj Lleshit, ministrit të brendshëm, teksa i drejtohet duke e pyetur se kush “është” kinezi  i radhës ai që po e pengon të hetojë.

REAGIMI I PLOTE

Llesh!
Ndërkohë që “zbuloje” dhe “parandaloje” atë “planin e opozitës” për të “sulmuar institucionet”, dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!
91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!
Domethënë 1 “Rinas” kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!
Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!
Që “Rinasi” (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti “organizator”, për më tepër “në kërkim”), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një “kinez” në mes….
Po destinatarin, pritësin, porositësin e “Rinasit” me kokainë cili “kinez” të pengon ta gjesh?
Rrethin e “të dyshuarve” nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa “Rinasi”, “mikun” duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në “shtet” … e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t’i vësh gishtin… sidomos në “shtet” …
Apo s’po gjen akoma një “kinez” atje lart në … “shtet” ?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY