“Emërimi i rektorit të ri antiligjor”, ish-deputeti për ministren: I duket vetja...

“Emërimi i rektorit të ri antiligjor”, ish-deputeti për ministren: I duket vetja Shullazja e qeverisë

119
0
Shares

Ish-deputeti  Luçiano Boçi ka reaguar menjëherë pas vendimit të ministres së Arsimit për të emëruar rektorin e ri të përkohshëm.

Boçi shkruan se veprimi i Besa Shahinit është antiligjor dhe për këtë ai i referohet ligjit duke shpjeguar konkretisht se ku qëndrojnë shkeljet.

REAGIMI:

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!
Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.
Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.
Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.
Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.
Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.
Jo vetëm.
I duket vetja Shullazja e qeverisë.
Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.
Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.
Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.
Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.
Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.
Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.
E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.
I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.
Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY