Gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, Bardhi në Prokurori për padinë ndaj Lleshit

Gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, Bardhi në Prokurori për padinë ndaj Lleshit

317
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, është në Prokurorinë e Tiranës për padine  e PD kundër Sander Lleshit dhe policise per perdorimin kriminal te gazit lotsjelles ne proteste.

Mësohet se  në perfundim, zoti Bardhi do të ketë nje komunikim me mediat jashtë prokurorisë.

Në padinë e depozituar nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi policia akuzohet për veprime në shkelje të ligjit. Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 13 Prill.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore. Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.

Mbi këto pretendime të partisë demokratike prokuroria e Tiranës, ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshit dhe Policisë së Shtetit. Prokuroria pritet të hetojë mbi veprimet e policisë gjatë protestave të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY