“Rinia shqiptare e papunë”, Spahiu-Rilindjes: Jo protesta por juve duhet t’ju vësh...

“Rinia shqiptare e papunë”, Spahiu-Rilindjes: Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak

105
0
Shares

Një raport i fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregoi se Shqipëria kishte thyer rekordin përsa i përket papunësisë së të rinjve në rang Europe.

Lidhur me këtë raport ka reaguar ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu. Në një shkrim në Facebook, Spahiu teksa i drejtohet PS-së thotë se kjo është dhurata për rininë.

“Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak!”,-vijon më tej ish-deputeti.

Reagimi i plotë:

Ja dhe “dhurata” e Rilindjes për rininë shqiptare!

Shqipëria renditet në krye të Europës për përqindjen më të lartë të të rinjve të pa punë, pa arsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit.

Alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.

Është Oraganizata Ndërkombëtare e Punës që na sjell të dhënat e situatës së të rinjve në Europë nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.

Rilindja hoqi të kuqen nga flamuri i PS por ja vuri Shqipërisë si damkë në hartën e Europës.

Kryesojmë për:

Papunësi
Trafiqe
Drogë
Krim
Emigrim
Varfëri
Korrupsion

Jo protesta por juve duhet t’ju vësh hurin dhe e keni pak!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY