DETAJE/Zbardhet plagosja në Shkodër, pranga autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij

DETAJE/Zbardhet plagosja në Shkodër, pranga autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij

125
0
Shares

Një tjetër operacion është finalizuar me sukses në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë ndaluar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

NGJARJA

Rreth dy vite pas atentatit që i bëri ish-boksierit të Vllaznisë, Neslon Hysajt, është arrestuar nga Policia e Shkodrës autori i dytë, 23 vjeçari Valter Ksolla.

Ngjarja ka ndodhur në 2017 kur Hysa sapo kishte dalë nga një berberhane në Shkodër, kur dy persona në motor i zunë pritë dhe e qëlluan disa herë më armë, duke e plagosur në këmbë.

Policia e Shkodrës njofton se gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre Ksollën, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Ndërkohë Nelson Hysa, u arrestua më 9 mars 2019, pas një aksioni të policisë, si pjesë e grupit kriminal “Bajraj”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Gruda Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY